Flogerta Krypi: Letërsia për fëmijë duhet të lidhë fëmijën, prindin dhe mësuesin

10:39, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, shkrimtarja Flogerta Krypi e përshkroi librin e saj si një 'prizëm' të projektuar për të funksionuar në tre nivele: për fëmijën, prindin dhe mësuesin, duke nxitur komunikimin mes tyre.

Flogerta Krypi: Libri është, në fakt është i projektuar për tre prizma, është i projektuar për mësuesin, për prindin dhe për fëmijën. Sepse libri është shumë edukativ. Unë kam përdorur dhe fjalor, kam përdorur siç ka përdorur dhe zotëria në librin e tij disa lojëra fjalësh, për shembull, ju keni shkruar gjeni figura, gjeni aty. Unë e kam zhvilluar atë me forma edukative që prindi të jetë gjithë kohës në komunikim. Libri është i ndarë në disa kategori. Në fund të përrallave fëmijët marrin për shembull një certifikatë për leximin e librit të tyre, pra që ato të ndjehen që jo vetëm prindi ju ka lexuar, sepse ky është libër që mund të lexohet për mosha që janë shumë të vogla, që nga tre-katër vjeç, por mund të lexohet dhe për më tutje, për fëmijët që kanë filluar klasën e parë, së dytë, që mund të fillojnë ta lexojnë vetë në rastin e parë. Pra, të praktikoj leximin.

Dhe pastaj kam vendosur që të bëjnë një komunikim, është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë komunikim me prindin në momentin që lexon. Dhe kam vendosur për shembull, a keni vizituar ndonjëherë një kopsht zoologjik, çfarë është kafsha juaj e preferuar, që ato mund ta shkruajnë me prindin e tyre, apo të vizatojnë kafshët. Në fund kam vendosur disa nga ilustrimet e librit për t'u ngjyrosur, pra që të ketë një tërësi edhe me Ilirin, por në fund të tyre për mua ka qenë e rëndësishme që çdo fëmijë të jetë thuash një lloj Iliri. E kam menduar deri në fund nëse, për shembull, në vend të fjalës Iliri që është titulli i librit mund ta vendosja Iliri, por në vend të Ilirit të lija hapësirën boshe që fëmija ta shkruante vetë, për shembull Aida, por janë trajtat gjinore, domethënë i, e që e ndryshon dhe kjo e bën pak më komplekse. Por thashë okej, ky është libri im i parë, dua ta nxjerr kështu. Ai u shpall dhe fitues i fondit të letërsisë për fëmijë në qershor 2025-ës.

Dhe kisha dëshirë që të qëndronte në origjinalitetin të cilin unë e shkrova në fillim dhe nëse unë kam një udhë të krijuar në botën e letërsisë për fëmijë, atëherë do të mundohem të jem gjithë kohës shumë krijuese që të bëj sa më interaktive mes fëmijës, prindit, por dhe mësuesit. Mendoj që janë një prizëm, mendoj që janë një trekëndësh i cili duhet të funksionojë gjatë gjithë kohës bashku.

Kam shkruar dhe një libër tjetër, por duke qenë se unë shkruaj kryesisht letërsi për të rritur dhe kam shkruar vetëm letërsi për të rritur, mund të mos them kryesisht, por vetëm letërsi për të rritur, paralelisht ishte romani i cili sapo është botuar, kam dhe dy romane të tjera të cilat janë shkruar dhe presin të botohen dhe duket sikur ti jeton vetëm për të botuar. Dhe mua kjo gjë nuk më pëlqen. Domethënë, kam, dua secili libër të ketë hapësirën e tij. Shkruaj gjithë kohës, sepse unë përveç kësaj kam dhe profesionin që jam financiere, imobiliare në vendin ku jetoj, dhe kam një profesion komplet tjetër dhe përpiqem të krijoj një lloj qëndrueshmërie te të dyja fushat të cilat unë përkas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco