Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

SYRI TV/ Çelet panairi i 28-të i librit, Ymeri: Ndërgjegjja e të gjithëve do libra. Zhupa: Shteti të krijojë politika

19:34, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Tiranë u çel edicioni më i rëndësishëm i vitit për botuesit, shkrimtarët dhe lexuesit shqiptarë, Panairi i Librit, një ngjarje që prej vitesh mbetet simbol i kulturës së leximit dhe i dialogut me librin.

Në konferencën e hapjes, Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, e cilësoi panairin si ngjarjen më të rëndësishme kulturore e librore të vendit, duke theksuar se lexuesi mbetet shpresa dhe vlerësimi më i madh për punën e botuesve.

Shkrimtari Enkel Demi theksoi se ky nuk është panairi i shkrimtarëve, por i lexuesve.

Ndërsa Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Kulturës, e quajti këtë ngjarje një moment që bashkon përkthyesit, lexuesit dhe shkrimtarët. Ajo njoftoi nisjen e një serie dëgjesash për përmirësimin e ligjit të librit, me synimin që libri ta gjejë më lehtë rrugën drejt lexuesit.

Panairi i këtij viti vjen sërish si një festë e mendimit, fjalës dhe kulturës, ku libri mbetet ura më e qëndrueshme mes njeriut dhe kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco