Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

SYRI TV/ Lexuesit drejt letërsisë shqipe e përkthimeve, të vegjlit: Libri ndriçon mendjen e zemrën

19:36, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në Panairin e Librit, interes të veçantë kanë ngjallur autorët shqiptarë, përkthimet dhe librat që lidhen me zhvillimin personal e profesional. Vizitorët e vegjël ishin më  entuziastët, duke e kthyer librin në një udhëtim të hershëm drejt njohjes dhe imagjinatës.

Në ditët e para të Panairit të Librit, vizitorët më entuziast ishin fëmijët, që mbanin në duar botime nga letërsia shqipe dhe përkthimet më të dashura. Libri për ta është dritë e mendjes dhe e shpirtit, një udhëtim i hershëm drejt njohjes dhe imagjinatës.

Nga ana tjetër, botuesit pohojnë se këtë vit interes më të madh kanë ngjallur autorët shqiptarë, përkthimet letrare dhe librat që lidhen me zhvillimin personal e profesional.

Në stendat e shtëpive botuese lexuesit gjejnë një mozaik zërash dhe temash nga autorët vendas e të huaj, te librat shkencorë e teknikë që ftojnë publikun të ndalet, të lexojë dhe të zgjedhë librin e vet mes qindra titujve që e bëjnë këtë panair një festë të vërtetë të leximit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco