Ekspozita personale “PLISI” e artistit Eduart Karaj, e hapur në Galerinë e Artit të Tiranës, sjell në qendër të vëmendjes qeleshen si simbol identitar dhe mitologjik të shqiptarëve. Përmes bashkimit të pikturës dhe skulpturës, artisti përcjell një reflektim mbi rrënjët, fisnikërinë dhe trashëgiminë shpirtërore të të parëve tanë.
Në Galerinë e Artit në Tiranë është çelur ekspozita personale “PLISI” e artistit Eduart Karaj, një homazh artistik për simbolin më të lashtë dhe më identifikues të shqiptarisë, qeleshen. Me një koncept që bashkon pikturën dhe skulpturën në një dialog të vetëm, Karaj rikthen në vëmendje figurën e të parëve tanë përmes formës dhe ngjyrës.
Në këtë ekspozitë, materiali i drurit, ngjyra e vajit akrilik dhe linoleumi ndërthuren në një frymë bashkëkohore, por me rrënjë të thella folklorike. Çdo vepër është një rikthim në mitologjinë e burrërisë, fisnikërisë dhe besës vlera që artisti kërkon t’i risjellë në ndërgjegjen e sotme.
Ekspozita “PLISI” qëndron e hapur në Galerinë e Artit të Tiranës, duke sjellë në kujtesën tonë një figurë të përjetshme që bashkon historinë, identitetin dhe shpirtin shqiptar në një gjuhë të re vizuale.
© SYRI.net