SYRI TV
Është përkujtuar në 90-vjetorin e lindjes së tij, figura e shkrimtarit disident Bilal Xhaferri, një zë i guximshëm i letërsisë shqiptare kundër diktaturës. Miq, familjarë dhe përfaqësues të komunitetit çam u mblodhën për të nderuar veprën dhe mesazhin e tij, që sot mbetet simbol i lirisë dhe shprehjes artistike.”
Në 90-vjetorin e lindjes së tij, u përkujtua figura e shkrimtari te shquar te Camerise, Bilal Xhaferri, “Nder i Kombit”, në një aktivitet te zhvilluar ne Elbasan me pjesëmarrjen e miqve, familjarëve dhe përfaqësuesve të komunitetit çam.
Ai ishte një ndër zërat më të guximshëm të letërsisë shqiptare kundër diktaturës komuniste. Organizatori Hyqmet Zane dhe studiuesi Bashkim Kuçuku vlerësuan kontributin e tij kundër diktaturës dhe për lirinë e shprehjes.
Mbesa e tij, Afërdita Murtaj, tha se vepra e Xhaferrit mbetet një trashëgimi e vyer për brezat.
Veprat e tij si “Krastakraus”, “Njerëzit e rinj” dhe revista “Krahu i Shqiponjës”, botuar në mërgim, u bënë simbole të lirisë dhe protestës shpirtërore shqiptare.
© SYRI.net