SYRI TV/ Libri me relacione mbi Shqipërinë: Një dorëshkrim me rëndësi historike e kishtare

15:41, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biblioteka “Zoja e Shkodrës” promovoi librin me relacione mbi Shqipërinë të Delegatit Apostolik Mons. Leone Nigris, dorëshkrim me vlerë historike e kishtare që mbulon periudhën 1938-1944. Ngjarja u shoqërua me kujtime e analiza nga Dom Vlash Palaj dhe historiani Romeo Gurakuqi, mbi rolin dhe dëshmitë e Nigrisit në vendin tonë.

Syri TV

Biblioteka “Zoja e Shkodrës” organizoi promovimin e librit me relacione mbi Shqipërinë të Delegatit Apostolik Mons. Leone Nigris, një dorëshkrim me rëndësi historike dhe kishtare, që mbulon periudhën nga pushtimi fashist deri në fillimet e regjimit komunist, 1938-1944. Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, solli kujtimin e ardhjes së Leone Nigris në Shkodër, ndërsa historiani Romeo Gurakuqi theksoi se teza kryesore e tij ishte kontrasti i madh mes Shqipërisë së vitit 1938 dhe asaj të vitit 1944.

Mons. Leone Nigris, i shuguruar meshtar në moshën 25-vjeçare, shërbeu për vite si mësimdhënës në Itali dhe në vitin 1938 u emërua Delegat Apostolik në Shqipëri. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai u shpall person non-grata dhe u dëbua nga vendi në pranverën e vitit 1945.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco