SYRI TV/ Libri '112 vjet Arsim në Krahinën e Ishmit', vepra sjell në fokus rolin e mësuesve

15:26, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në shkollën 9-vjeçare “14 Nëntori” në Ishëm u promovua libri “112 vjet Arsim në Krahinën e Ishmit, 1944-2025”, i autorëve Agim Lika, Shezahir Kërtusha dhe Laureta Kulla, që sjell historinë dhe kontributin e mësuesve vendas gjatë një periudhe mbi një shekull. Botimi i pasuruar me dokumente arkivore, statistika dhe fotografi, u cilësua një dëshmi me vlera historike e kulturore për zonën.

SYRI TV

Në ambientet e shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” në Ishëm, u promovua sot libri “112 vjet Arsim në Krahinën e Ishmit, 1944-2025”, një botim studimor i autorit Agim Lika, në bashkëpunim me Shezahir Kërtushën dhe Laureta Kullën. Vepra sjell në fokus rolin e mësuesve vendas gjatë një periudhe mbi një shekull, duke dokumentuar reformat arsimore, hapjen e shkollave, zhvillimin parauniversitar dhe kontributin e brezave të mësuesve e nxënësve të kësaj zone.

Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore, kulturës dhe shoqatave të ndryshme, ndërsa nxënës të shkollës interpretuan poezi të autorëve të librit. Në fjalët e tyre, folësit theksuan se arsimi mbetet themeli i së ardhmes, ndërsa kujtuan sakrificat e dikurshme të nxënësve që ecnin kilometra të tëra për të ndjekur mësimin. Botimi është i ndarë në gjashtë kapituj, i pasuruar me dokumente arkivore, statistika, fotografi dhe dëshmi, duke e bërë librin një dëshmi të vyer historike dhe kulturore për Krahinën e Ishmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco