Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Nderi' i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon 'Oscar'

'Nderi' i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon 'Oscar'

22:47, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historia për nderin e besën shqiptare, e shpalosur në filmin “Obraz”, është kandidati i Malit të Zi për nominim për “Oscar”. Projekti filmik me Edon Rizvanollin në rolin kryesor, sikurse edhe me Alban Ukajn, Xhejlane Tërbunjën e Selman Jusufin në krye të listës së kastës së aktorëve, bazohet në rrëfimin për Nur Dokën, bajraktarin që refuzon t’ua dorëzojë njësive fashiste një fëmijë ortodoks, që rastësisht kishte gjetur strehë në shtëpinë e tij

Me filmin që ka temë një histori e fenomen ndër shqiptarë, me katër aktorë nga Kosova që bartin rolet kryesore e që flet në shqip, Mali i Zi synon çmimin më të madh në kinematografi. 

“Nderi”, nën regji të Nikolla Vukçeviqit –  me Edon Rizvanollin, Alban Ukajn, Xhejlane Tërbunjën e Selman Jusufin në krye të listës së kastës së aktorëve – është propozimi për kandidim për “Oscar” i këtij shteti. ”Obraz” është titulli origjinal i këtij projekti filmik, i cili ka shëtitur në disa festivale të njohura.  

“Filmi artistik ‘Obraz’, me skenar të Ana Vujadinoviq-Tomiqit dhe Melina Pota Koleviqit, nën regji të Nikola Vukçeviqit –  prodhuar nga ‘Galileo Production’ e Podgoricës, bashkëprodhuar nga ‘Cinnamon Films’ (Serbi), ‘Embrio Production’ (Kroaci), ‘Mogador Film’ (Gjermani), Radiotelevizioni i Malit të Zi dhe ‘Progressive Film Podgorica’ –  është kandidati për edicionin e 98-të të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në kategorinë e Çmimit Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2025”, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi.  

“Nderi” sjell një rrëfim nga Lufta e Dytë Botërore dhe, siç përshkruhet, trajton “kodin tradicional të nderit në një familje të njohur shqiptare në Malin e Zi, e cila është rrethuar nga ushtarët fashistë që kërkojnë një akt të papëlqyeshëm: të dorëzojnë një fëmijë nga kjo familje ose të vriten të gjithë”.

“Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë, e cila ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bazohet në një roman të një akademiku malazias, Zuvdija Hoxhiq, dhe ka të bëjë shumë me Kanunin e shqiptarëve dhe me nderin, mikpritjen dhe besën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco