Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

SYRI TV/ Zbulohet varri monumental në Strikçan, arkeologët: Zbulim i rrallë, i përket periudhës romake

14:52, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental që i përket periudhës romake. Arkeologëve shprehen se zbulim është i rëndësishëm  për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Syri TV

Një varr monumental i cili ka karakterin e një mausoleumi është zbuluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, në vendin e quajtur Fusha e Gurrës. Një grup arkeologësh shqiptarë kanë bërë zbulim unik në llojin e vet, i cili sipas tyre i përket shekujve III-IV pas Krishtit. Prof.dr.Adem Bunguri  dhe arkeologu Erikson Nikolli, theksojnë rëndësinë e që ka ky zbulim për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

Baza materiale e përdorur dhe forma e ndërtimit tregojnë se monumenti ka qenë i lidhur me sferat më të larta të shoqërisë së asaj kohe, duke reflektuar statusin dhe përkatësinë elitare të individëve që preheshin aty. Monumenti ishte me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco