Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

'Një lamtumirë për legjendën e kinemasë shqiptare'/ Homazhet për Dhimitër Anagnostin mbahen në Tiranë, ditën e nesërme

'Një lamtumirë për legjendën e kinemasë shqiptare'/ Homazhet për Dhimitër Anagnostin mbahen në Tiranë, ditën e nesërme

13:01, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ndarjes nga jeta të regjisorit të shquar dhe “Nderit të Kombit”, Dhimitër Anagnosti, në moshën 89-vjeçare, qyteti i Tiranës përgatitet të marrë pjesë në një homazh solemn për të nderuar një nga figurat më të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare.

Homazhet do të mbahen në datën 2 shtator 2025, në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00, ku artistë, kolegë, miq, familjarë dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë jetën dhe veprën e tij të paharrueshme.

Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.

“Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 - 13.00.”, ka shkruar ajo.

Dhimitër Anagnosti, i lindur më 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Vlorës, do të mbahet mend si regjisori dhe skenaristi që i dha frymë kinemasë shqiptare për më shumë se pesë dekada. Filmat e tij ikonë, si “Njeriu kurrë nuk vdes”, “Komisari i dritës”, dhe “Lulëkuqet mbi mure” janë pjesë e trashëgimisë kulturore që ai la pas.

LEXO EDHE: Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti

Përtej kontributit artistik, Anagnosti shërbeu edhe si deputet dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 1991–1996, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën publike dhe kulturore të vendit.

FOTO GALERI: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco