Homazhet në nder të aktorit të njohur Naun Shundin do të mbahen ditën e sotme.
LEXO EDHE: Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi
Mësohet se ceremonia e homazheve do mbahet tek ArtTurbina, rreth orës 10:30-12:00.
Shundi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët që të kërkojnë ndihmë.
Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.
© SYRI.net