SYRI TV/ Koncerti instrumental i bandës ‘Afërdita’, rrugëtim mbi 100-vjeçar në qytetin e Elbasanit

19:10, 23/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Afërdita” banda më e vjetër e Elbasanit, organizoi për herë të parë një koncert instrumental në ambient të hapur në sheshin “Baca e Trandafilave” duke afruar qytetarët me trashëgiminë muzikore të qytetit.

Syri TV

Banda më e vjetër e qytetit të Elbasanit, “Afërdita”, me një rrugëtim mbi 100-vjeçar, organizoi për herë të parë një koncert instrumental në ambient të hapur vetëm për qytetarët, në sheshin e njohur “Baca e Trandafilave”. Qëllimi ishte ruajtja e simbolit të trashëgimisë muzikore të qytetit dhe afrimi më i madh me qytetarët.

Për instrumentistët e bandës ky koncert ishte shumë emocionues, duke ruajtur një formacion me traditë gati një shekulli. Sipas tyre, muzika ka një fuqi të madhe për të mbajtur gjallë shpirtin e qytetit dhe për të ruajtur traditën, ndërsa aktivitete të tilla konsiderohen shumë të rëndësishme për komunitetin.

Dirigjenti Sulejman Balza theksoi se për një bandë frymore nuk është e lehtë të zhvillosh një aktivitet në temperatura të larta, por megjithatë koncerti pati sukses dhe u prit mirë nga publiku. Ai shtoi se do të duhet të organizohen më shumë koncerte të këtij lloji, pasi repertori është i pasur dhe i domosdoshëm për qytetarët.

Koncerti u ndoq kryesisht nga qytetarë të moshës së tretë, të cilët sugjeruan që koncerte të tilla të zhvillohen më shpesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco