SYRI TV/ Filmi 'Mua besoj më shpëtoi portreti' në Sarajevë, në garë, në dy kategori të rëndësishme

14:25, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Mua besoj më shpëtoi portreti”, filmi i shkurtër dokumentar i Alban Mujës pati premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë, duke u dominuar njëkohësisht për “Zemrën e Sarajevës” dhe në kategorinë European Short. Ky projekt 10 minutësh sjell rrëfimin e piktorit Skënder Muja mbi mbijetesën gjatë luftës së Kosovës. Produksioni dëshmon rritjen e kinematografisë kosovare  në skenën ndërkombëtare.

SYRI TV

Filmi i shkurtër dokumentar “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me) me skenar dhe regji nga artisti dhe regjisori kosovar Alban Muja, ka shënuar premierën e tij rajonale në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Ky film 10 minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë luftës së Kosovës. Në qendër është piktori Skënder Muja, i cili, njëzetepesë vjet pas rrëmbimit të tij gjatë luftës, rrëfen historinë e mbijetesës së dhimbshme, kur mbahej i ndaluar nga forcat serbe në një shkollë të kthyer në vend ndalimi.

Filmi ofron kështu një eksplorim të fuqishëm të krijimtarisë si mjet qëndrueshmërie përballë sfidave ekstreme. Projekti është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare për çmimin prestigjioz “Zemra e Sarajevës” në seksionin e filmave dokumentarë, ndërsa njëkohësisht garon edhe në kategorinë European Short, një rast i rrallë dhe i veçantë që një film të nominohet paralelisht në dy seksione të ndryshme. Pas shfaqjes, regjisori Alban Muja dhe producenti Edon Rizvanolli zhvilluan një bashkëbisedim me publikun duke ndarë përvojat e krijimit dhe mesazhin që përcjell dokumentari.

Ky nominim i dyfishtë është pritur me krenari nga ekipi realizues, por edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e mbështeti projektin. Sukses vjen si dëshmi e rritjes së fuqishme të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco