Nga SYRI TV
Puka mirëpriti ndalesën e tretë të edicionit të dytë të ‘Fest Folk’, festivalit që prej dy vitesh udhëton në bashkitë e Qarkut Shkodër për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore.
Në një atmosferë të mbushur me këngë, valle dhe art tradicional, festivali solli në skenë emra të njohur të muzikës, artistë të zonës dhe grupin artistik të Shkodrës.
Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, ftoi emigrantët të kthejnë vëmendjen nga Puka sepse bashkia do të jetë e tyre dhe do të ketë hapësirat që ata të ushtrojnë aktivitete.
"Puka është e të gjithëve" theksoi Dodaj
Nga këngët dhe vallet tradicionale, te artizanati dhe ritualet popullore, gjithçka në këtë festival ishte një dëshmi e gjallë e pasurisë shpirtërore të Pukës dhe të mbarë Qarkut Shkodër.
© SYRI.net