Manifesta, bienalja nomade e Europës për artin bashkëkohor dhe praktikën urbane, do të mbahet për herë të parë në Portugali në vitin 2028, me qytetin e Coimbras si mikpritës. Edicioni i 17-të i kësaj ngjarjeje do të zhvillohet në bashkëpunim me Anozero – bienalja e përbashkët e Bashkisë së Coimbras dhe Universitetit të Coimbras.
Ministrja portugeze e Kulturës, Margarida Balseiro Lopes, e cilësoi këtë si një “mundësi strategjike” që nxit dialogun transformues mes artit dhe shoqërisë.
Manifesta 17 do të organizohet nga ekipi ndërkombëtar i bienales në partneritet me aktorë vendas dhe do të përfitojë nga trashëgimia historike e qytetit, përfshirë Universitetin e Coimbras, i shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO.
Para edicionit në Portugali, Manifesta 16 do të mbahet në rajonin Ruhr të Gjermanisë, nga qershori deri në tetor të vitit 2026.
© SYRI.net