Ndahet nga jeta violinisti dhe pedagogu i shquar, Robert Papavrami, babai i Tedi Papavramit

Ndahet nga jeta violinisti dhe pedagogu i shquar, Robert Papavrami, babai i Tedi Papavramit

19:31, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit.

Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

‘Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!’, thekson Akademia e Shkencave.

Image

Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë violinistë.

Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj. Shumë nga nxënësit e tij kanë debutuar dhe vazhdojnë edhe sot të njihen me emër në skenat e botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco