GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut për dosjen e Ilir Beqajt, urdhëron hetime shtesë

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut për dosjen e Ilir Beqajt, urdhëron hetime shtesë

15:25, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi këtë të hënë të rikthejë për plotësim hetimesh dosjen e njohur si “SASPAC”, duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e saj për gjykim.

Pas më shumë se një viti seancash paraprake, trupa gjykuese urdhëroi kthimin e dosjes pranë SPAK-ut, me qëllim kryerjen e hetimeve shtesë ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, si edhe ndaj të gjithë të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë procedim penal.

Sipas vendimit të gjykatës, organi i akuzës duhet të plotësojë hetimet sipas kërkesave të parashtruara nga trupa gjykuese. Prokurores së çështjes, Elida Kaçkini, i është caktuar afati deri më 30 tetor për përfundimin e veprimeve hetimore.

Në kuadër të kësaj çështjeje, në masën e sigurisë “arrest me burg” vijojnë të qëndrojnë vetëm ish-ministri Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco