Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

10:24, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, pranë fshatit Gjocaj. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, dy prej të cilave kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në një nga hyrje-daljet që lidhen me aksin kombëtar, në zonën rurale të Gjocajt.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kryen veprimet procedurale dhe menaxhuan qarkullimin, duke rikthyer në normalitet lëvizjen e automjeteve pavarësisht fluksit të lartë në këtë segment.

Ky është aksidenti i tretë i regjistruar brenda pak ditësh në zonën e Gjocajt, një situatë që rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë rrugore në këtë aks dhe nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco