‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara plagoset 31-vjeçari në Lezhë

‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara plagoset 31-vjeçari në Lezhë

10:30, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit, ku një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues.

Pas goditjes, automjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe me dy mjete të tjera të parkuara pranë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta në trup.

Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco