Një filial i Vodafone në Lagjen 16 të Durrësit është grabitur gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve paraprake, një person ka hyrë në ambientet e filialit dhe, nën ushtrimin e dhunës, ka marrë paratë e xhiros ditore.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e rrethanave të grabitjes.
Ende nuk bëhet me dije shuma e saktë e parave të marra.
© SYRI.net