Lajmi i fundit

‘Kërkesat e protestuesve’ - grupi parlamentar i PD-së thërret në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama

Tragjedi në plazhin Tale të Lezhës, mbyten në det dy vajza të mitura (EMRAT)

Tragjedi në plazhin Tale të Lezhës, mbyten në det dy vajza të mitura (EMRAT)

14:50, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Tales, ku dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

'Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det" informoi policia.

Viktimat janë Jonida Dajlani, 9 vjeç dhe Adelajda Misha 11 vjeç.
Policia informon se në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg të cilat më pas janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Plazhe të pasigurta

Mungesa e sigurisë në plazhet e Lezhës ka qenë një problematikë e vazhdueshme edhe në vitet e kaluara, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të mos veprojnë për të përmbushur këtë detyrim ligjor dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Pak ditë më parë Syri ngriti problematikën e madhe, dhe u dha zë shqetësimit të pushuesve për plazhet e pasigurta të Lezhës.

Ndërsa më 3 qershor po në plazhin e Shëngjinit humbën jetën dy të rinj nga Kosova

Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku,përkatësisht 21 dhe 22 vjeç humbën jetën tragjikisht  në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco