Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte.
LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora së ëmës, përplaset për vdekje nga makina
Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i ish-deputetes së PS-së, Luljeta Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
Shoferi, në deklarimet e para, gjatë shoqërimit të tij në Komisariat, ka thënë se po qarkullonte brenda kufijve të shpejtësisë së lejuar në një rrugë nacionale.
Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net