Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora së ëmës, përplaset për vdekje nga makina

09:25, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Mëngël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se 7-vjeçari i ka shpëtuar nga dora së ëmës së tij dhe është goditur nga një makinë që po lëvizte në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco