Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:58, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur të premten në aksin rrugor Pogradec – Qukës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Golik.

Një mjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë, ku drejtuesi i autoveturës ka mbetur i lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco