Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen miliona euro në llogaritë e ‘Albanian Land Development’

Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen miliona euro në llogaritë e ‘Albanian Land Development’

11:28, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar miliona euro të vendosura në llogaritë e noteres Amela Muka, para të cilat ishin paguar nga “Albanian Land Development”një nga administratoret e të cilit ishte edhe Redi Struga.

Gazetari Fatjon Gjinaj njofton se prokurorët e SPAK kane firmosur vendosjen sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura n ë llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco