Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Mëngël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00, teksa fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.
LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora së ëmës, përplaset për vdekje nga makina
Sipas dëshmive nga vendngjarja, momenti i përplasjes ka qenë i papritur dhe ka shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Banorët janë mbledhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë tentuar të ndihmojnë, duke e nxjerrë fëmijën nga poshtë automjetit.
Sipas tyre, gjendja e të miturit ka qenë shumë e rëndë dhe ai ka pasur gjakderdhje nga koka dhe goja.
Ata thonë se ambulanca nuk ka mbërritur menjëherë dhe fëmija është transportuar me një mjet privat drejt spitalit, ndërsa ndihma mjekësore ka ardhur më vonë, pasi ai ishte larguar nga vendngjarja.
Dëshmitarja nga vendngjarja deklaron:
“U mblodhën gjithë burrat e lokalit, ngritën makinën dhe e nxorën fëmijën nga poshtë makinës.
Fëmija doli me gjak nga goja dhe nga koka. Thirrëm ambulancën, nuk erdhi menjëherë. E morëm me makinë të rastit dhe e çuam në spital.
Ambulanca erdhi pas rreth një çerek ore, pasi fëmija ishte larguar nga vendngjarja.”
© SYRI.net