Lajmi i fundit

PLUG/ Rrugët marrin jetë, SPAK 'përkëdhel' Çuçkën

Kushtoi 23-milionë euro, rikthehen problemet në Tunelin e Skërficës: Rrezik për sigurinë e qytetarëve

11:00, 24/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq–Delvinë, i konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, vijon të shfaqë problematika lidhur me cilësinë e ndërtimit të tij. Sipas pamjeve të publikuara, në brendësi të tunelit është konstatuar sërish prezencë e konsiderueshme uji, me grumbullime dhe rrjedhje në disa segmente, pavarësisht mungesës së reshjeve në zonë prej ditësh.

Situata ka ngritur shqetësime për sigurinë e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks, duke e kthyer tunelin në një pikë të rrezikshme për qarkullimin, veçanërisht me afrimin e sezonit veror kur fluksi i automjeteve drejt jugut dhe zonave bregdetare rritet ndjeshëm.

Pamjet e siguruara tregojnë qartë grumbullime uji në pjesë të ndryshme të tunelit, çka ngre pikëpyetje mbi funksionalitetin, sigurinë dhe cilësinë e punimeve të realizuara në këtë vepër infrastrukturore.

I konsideruar si një nga investimet më të kushtueshme në jug të vendit, Tuneli i Skërficës është ndërtuar me një kosto prej rreth 23 milionë euro, ndërsa vetëm sistemi i ndriçimit dhe pajisjet e tij kanë kushtuar rreth 1.2 milionë euro.

Problematikat e përsëritura me praninë e ujit rikthejnë në vëmendje diskutimet mbi standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti të rëndësishëm të aksit Kardhiq–Delvinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco