Arrestohet autori i vjedhjes së një dyqani bulmeti në Pogradec

Arrestohet autori i vjedhjes së një dyqani bulmeti në Pogradec

13:10, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjes së një dyqani bulmeti në qytet, ngjarje e regjistruar tre ditë më parë në lagjen nr. 3, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas policisë, një person kishte hyrë në ambientet e biznesit dhe kishte vjedhur një shumë prej rreth 200 mijë lekësh të reja. Pas hetimeve dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, Komisariati i Policisë Pogradec bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, duke dokumentuar ngjarjen me prova ligjore.

I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli, 22 vjeç, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “vjedhjes”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Ky është rasti i dytë i vjedhjeve të zbardhura në Pogradec brenda pak muajsh. Më herët, policia arrestoi dy persona të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco