Dy të rinj marrin peng dhe dhunojnë një person në Vlorë

Dy të rinj marrin peng dhe dhunojnë një person në Vlorë

12:19, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng.

Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco