Dënohet ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Austrinë/ Mediat: Si një personazh i vizatuar me IA

Dënohet ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Austrinë/ Mediat: Si një personazh i vizatuar me IA

10:01, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Thomas Cik, KLEINE ZEITUNG

Nëse do t’i kërkohej inteligjencës artificiale të vizatonte figurën e një hajduti, duke përdorur çdo paragjykim të mundshëm, autori ndoshta do të dukej si ai person që u ul të mërkurën para trupit gjykues të kryesuar nga Matthias Polack në Gjykatën Rajonale të Klagenfurtit në Austri.

Shtat i ngjeshur, shpinë e gjerë, faqe me shenja lisë, hundë e thyer dhe, natyrisht, një tatuazh i pashmangshëm në parakrah. Dhe mbi të gjitha: fjalëpak.

Shqiptari kreu 33 vjedhje me thyerje — së bashku me një tjetër person, i cili do të përballet me një proces të veçantë — në disa shtëpi në Karinthi, Stiri dhe Burgenland. Pesë herë u detyruan t’i ndërprisnin aksionet, por në të gjitha rastet e tjera patën sukses. Madje shumë sukses. Hetuesit llogaritën një dëm prej 327 mijë eurosh.

Mënyra si vepronin ishte gjithmonë e njëjtë: me metodën e shpimit të izolimit të derës siguronin hyrjen në banesa dhe shtëpi. Merrnin para cash dhe koleksione monedhash, “por celularët, laptopët apo pajisje të tjera elektronike i linin aty”, tregoi një i dëmtuar.

Në shtëpinë e tij kishin hyrë gjatë Halloween-it. Ishte turneu i fundit nga katër valë vjedhjesh që kishin nisur në prill të vitit të kaluar. I akuzuari nuk mundi të jepte më detaje për secilën vepër. Ishin shumë. Ai i pranoi në mënyrë të përgjithshme.

Dënimin — tre vite e gjysmë burg — e pranoi pas një kohe të shkurtër reflektimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco