Tronditet Lezha/ Shpërthim tritoli në derën e një banesë në Rrilë – Emri i pronarit

Tronditet Lezha/ Shpërthim tritoli në derën e një banesë në Rrilë – Emri i pronarit

10:00, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë.

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, në portën e banesës në pronësi të shtetasit Tom Çungu, me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Policia njofton se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme material.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se  20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco