EMRAT/ Sherr mes dy personave në Tiranë, goditet me thikë 55-vjeçari, policia në kërkim të autorit

EMRAT/ Sherr mes dy personave në Tiranë, goditet me thikë 55-vjeçari, policia në kërkim të autorit

08:45, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje (21 maj) në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, shtetasi  Enton Nushaj 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armando Millonaj  55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në kërkim u shpall autori.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë për parkimin e makinës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco