I doli emri në përgjimet në policinë e Sarandës! Oficeri i krimeve ndihmoi 2 të ndaluarit me drogë

I doli emri në përgjimet në policinë e Sarandës! Oficeri i krimeve ndihmoi 2 të ndaluarit me drogë

10:03, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Oficeri i seksionit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Sarandës është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer veprime korruptive  

Hetimet e Prokurorisë Sarandë për një çështje për ‘Prodhimin e shitjen e narkotikëve’ çojnë në ndalimin e oficerit të policisë, i dyshuar për veprime korruptive në ndihmë të 2 të arrestuarve me drogë.

Arrestimi i nënkomisarit Edmond Ruçi, Oficeri i policisë gjyqësore është bërë mbrëmjen e 19 majit me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

"Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z.,u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë, informoi SPAK.

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm,u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal, informoi sot Prokuroria e Sarandës.

Mësohet se gjatë shoqërimit të dy shtetasve të cilëve u janë gjetur drogë në makinë, në ambientet e dhomave të ndalimit janë instaluar pajisje përgjimi, çka ka çuar më pas në evidentimin e dyshimeve ndaj efektivit të policisë. Pas përgjimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nga AMP dhe Prokuroria, është bërë edhe ndalimi i oficerit Edmond Ruçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco