Përplasen 3 automjete në aksin Korçë - Pogradec

Përplasen 3 automjete në aksin Korçë - Pogradec

11:51, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

Raportohet se në aksident janë përfshirë tre mjete ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në bypass Qafë Plloçë - Gështenjas, ku sipas policisë njeri ka mjetet nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore duke shkaktuar aksident dhe përplasjen e tre mjeteve.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku e po marrin ndihmën mjekësore.

Burimet tregojnë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco