Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

10:31, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.

Një makinë tip “Peugeot” me targa bullgare ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas policisë në vendngjarje, nuk ka gjetur asnjë person dhe në spital nuk është paraqitur asnjë për ndihmë mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco