Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Zëmblak, flet i vëllai: Vuante nga zemra, por më shumë e kishte nga...

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Zëmblak, flet i vëllai: Vuante nga zemra, por më shumë e kishte nga...

14:08, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatin Zëmblak, në bashkinë Maliq, është gjetur i pajetë një 60-vjeçar në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai kishte rreth tre ditë që kishte ndërruar jetë. Viktima jetonte i vetëm dhe dyshohet se konsumonte edhe alkool.

Nga këqyrja e parë e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Artan Mullalli, 60-vjeçari që u gjet i pajetë, jetonte i vetëm, ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë fshatit për arsye pune dhe familjare. Vëllai i viktimës, Ylber Mullalli, tregon se djali i Artanit jeton në Tiranë për shkak të punës, ndërsa vajza është e martuar në Plasë dhe jeton në Selanik. Ai shprehet se kishte vetëm pak orë që ishte kthyer nga Tirana dhe lajmin e mori nga të tjerët.

Sipas tij, 60-vjeçari vuante nga zemra, ishte me KEMP, por problemet më të mëdha i kishte nga konsumimi i alkoolit. “Vuante nga zemra, ishte me KEMP, por më shumë e kishte nga alkooli, pinte alkool,” u shpreh Ylber Mullalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco