Dhjetëra banorë të zonës së Fushë Mamurrasit, janë ankuar për amortizimin e rrugës që i lidh me zonat urbane.
Sipas tyre, në këtë zonë bashkia e Kurbinit nuk ka investuar kurrë, pavarësisht se kanë votuar për kryebashkiaken në detyrë. Të zhgënjyer nga pushteti lokal, ata tregojnë se amortizimi i rrugës po u vështirëson jetesën.
SYRI TV
Banorët në Fushë Mamurras, kanë ngritur shqetësimin për amortizimin e rrugës. Sipas tyre, prej kur kanë ardhur për të jetuar në këtë zonë, pushteti lokal nuk është kujtuar për të asfaltuar rrugën.
Banorët thonë se bashkia e Kurbinit i ka lënë në mëshirë të fatit pavarësisht se e kanë votuar kryebashkiaken në detyrë, Majlinda Cara.
Rruga ndodhet në gjendje të amortizuar, e mbushur me gropa dhe baltë, duke krijuar probleme të vazhdueshme si për automjetet, ashtu edhe për kalimtarët.
© SYRI.net