Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

FOTO - Përplasja e Bushatit me armë e makina të blinduara/ Nga fotot në TikTok tek arsyet e sherrit: Ja si ra SPAK në gjurmët e grupit kriminal

FOTO - Përplasja e Bushatit me armë e makina të blinduara/ Nga fotot në TikTok tek arsyet e sherrit: Ja si ra SPAK në gjurmët e grupit kriminal

11:21, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e armatosur në Bushat mes grupeve kriminale, ku u përdorën automjete të blinduara dhe armë zjarri. Sipas dosjes hetimore të SPAK, autoritetet kanë rënë në gjurmët e të përfshirëve përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetin social “TikTok”, si edhe nga materialet e sekuestruara në telefonat e të dyshuarve.

Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. Nga shkëmbimi i zjarrit janë dëmtuar disa mjete të blinduara, ndërsa SPAK ka dokumentuar lëvizjet dhe armatimin e grupit kriminal përmes provave filmike dhe ekspertimeve teknike.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Referuar te dhenave te siguruara nga rrjeti "Tik-tok", te pandehurit jane konstatuar ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe te shtetasit Safet Bajri e persona te tjere. Edhe nga akti i ekspertimit te telefonit sekuestruar ne datën 12.12.2024, ne ambientin tip bar, i ndodhur ne zonën e quitur Tregu i Lire, në Dobraç, por qe i perket shtetasit Sabjan Troshani, vella i te pandehurit Samuel Troshani, eshte siguruar e njejta video. Ky ambient, nga hetimet e kryera, frekuentohet nder te tjera dhe nga shtetasi Safet Rustemi dhe lidhjet e tij te aferta shogerore. 

Nga këqyrja e telefonit te sekuestruar që i perket të pandehurit Izmir Sakica janë konstatuar foto dhe video te shumta armesh te llojeve dhe kalibrit te ndryshëm. Ne fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet i pandehuri Izmir Sakicaj, ne disa raste i shogëruar me persona te tjere, teksa gjuan me armë. 

Ne videon me date krijimi 28.07.2024, e cila shte registruar ne ambientin tip bar ge ndodhet ne Dobras dhe qe frekuentohet nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Rustemi etj., shfaqen disa persona dhe evidentohet me interes fakti se ne mur jane varur disa arme te gjata. Ne videon e datës 21.11.2024, shfagen dy shtetas, nje mashkull, i cili eshte i pandehuri Samuel Troshani dhe nje femer, e paidentifikuar. 

Dy shtetasit shfaqen ne video teksa gjuajne me arme zjarri, të tipit pistolete. Gjithashtu jane konstatuar shuma te konsiderueshme parash, me origine te paligishme.

Duke qenë pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne veprimtari kriminale, qe konsiston kryesisht në kryerjen e veprave te dhunshme kunder shëndetit apo jetes se personave, nën perdorimin e armëve të zjarrit, të pandehurit ne datën 23.08.2024 rreth orës 17.00 te pasdites janë nisur së bashku me persona të tjerë te paidentifikuar deri tani, me tre mjete te blinduara, nga zona e Dobracit në drejtim te fshatit Rranxa, ne Njesinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejes, zone ka kishte banesën i pandehuri Aleksandër Prendi, bazuar ne deklarimet e dhina nga i pandehuri në datën 24.08.2024. Të pandehurit kanë qenë te armatosur dhe kanë shkuar ne këtë zonë, me gëllim vrasjen e të pandehurit Aleksander Gezim Prendi. Motivi besohet te jete i lidhur me mosmarreveshje te krijuara per shkak te lëndeve narkotike. Ne kohën qe ata kanë kaluar në këte zonë, janë gilluar me arme zjarri nga i pandehuri Aleksandër Gezim Prendi, i cili gjithashtu provohet te kete gene i armatosur, por te kete kuptuar arsyen pse te pandehurit janë gendur aty. 

Ndermjet tyre ka patur shkembim zjarri, ku nuk ka të dhena per dëmtime te shëndetit te personave te perfshire ne kete ngjarje apo personave te tjere, por vetëm dëmtime të mjeteve me te cilët keta te pandehur kanë gene duke levizur.

Pavaresisht se nuk shtë bere e mundur identifikimi i te gjithe personave pjesë e grupit kriminal që ka marre pjesë ne vendin e ngjarjes, provohet ge i pandehuri Aleksander Prendi te kete gelluar te paktën ne drejtim te dy ose me shumë personave, me qillim vrasjen e tyre, vrasje e cila ka mbetur ne tentative per shkaqe te pavarura prej te pandehurit, duke konsumuar kështu verën penale "Vrasjes në rrethana te tjera cilësuese" kunder dy ose me shume personave, mbetur ne tentative

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, fshati Rranxa, në Njësinë Administrative Bushat njihet si zonë e te pandehurit Aleksandër Prendi dhe familjarëve e tij, Andrea Prendi dhe Pjetir Dragoti (Prendi) (vëllezërit) dhe ndodhet rreth 21 km larg Dobraçit, që njihet si zonë e të pandehurve Izmir Edmond Sakicaj, Samuel Zamir Troshani dhe Franko Gjergji Leka 

Kështu, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, eshtë demtuar një makinë e blinduar, tip Audi A8, ngjyrë blu e errët, me targa gjermane SWAG276, e cila është gjetur në vendngjarje, ne gjendje të fikur, e cila rezulton të ketë genë në përdorim të paktën nga i pandehuri Izmir Sakicaj, referuar gjobave të marra për këtë mjet. Nga keqyrja e mjetit ka dëmtime të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjithashtu, nga gjuajtjet me armë zjarri eshte demtuar dhe makina e blinduar tip Audi A8, ngjyrë e zezë, me targë AA021RU, automjet i cili eshtë në pronësi të pandehurit Franko Leka. Ky mjet është larguar prej ketij të fundit nga vendi i ngjarjes drejt një servisi ne pronësi të shtetasit Tonin Ejlli, ku eshtë edhe sekuestruar si prove materiale. Nga keqyrja e tij ka demtime të shkaktuara nga gjuajtja me armë zjarri.

Në vendngjarje, nga hetimet rezulton se ka qenë dhe një mjet e blinduar tip Mercedes Benz S600 me targe AB857LV, i cili ishtë konstatuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me makinën Aud A8 me targa AA021RU, dhe është ndaluar nga sherbimet e policisë në datën 03.09.2024, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, është gjetur e dëmtuar dhe makina tip BMW me targë AB216LL, e cila sipas te dhënave tê përftuara nga hetimet, rezulton te ketë qenë në përdorim, e marrë me qera nga i pandehuri Aleksander Prendi, i cili sipas logimeve të numrit te telefonit në përdorim të tij, por edhe nga te dhënat e rezultuara nga akti i ekspertimit të telefonit të shtetasit Arsen Ceni, ka qenë personi i cili ka qelluar./Raportoi: Fatjon Gjinaj-Gazetar i SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco