Një person, i shpallur në kërkim si anëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e lëndëve narkotike, është arrestuar në Tiranë.
Në pranga u vu shtetasi me dy mbiemra Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ai dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së.
Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
© SYRI.net