Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

U kap mat në ‘shtëpinë e barit’, shqiptari i lutet gjykatës: Më lini të shkoj te familja

U kap mat në ‘shtëpinë e barit’, shqiptari i lutet gjykatës: Më lini të shkoj te familja

09:32, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Nick Frame, YORKSHIRE EVENING POST

Një emigrant shqiptar, që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone të vogël, thotë se tani dëshiron vetëm të kthehet te familja e tij, pasi u kap duke punuar në një plantacion kanabisi.

Arqile Voci u dënua këtë javë në Gjykata Mbretërore e Lidsit pasi pranoi kultivimin e drogës në një shtëpi me tarracë në zonën Beeston.

Policia bastisi pronën në Linden Avenue, ku nga shtëpia vinte era e fortë dhe e pagabueshme e kanabisit.

Ndërsa oficerët iu afruan derës kryesore, Voci tentoi të arratisej në këmbë, por u kap shpejt.

Policia zbuloi se dy dhoma gjumi, papafingoja dhe bodrumi ishin kthyer në ambiente për kultivimin e kanabisit.

Në total u gjetën 184 bimë në faza të ndryshme rritjeje, si edhe pajisjet e zakonshme: llamba, ventilatorë, filtra dhe transformatorë.

Gjurmët e gishtërinjve të 36-vjeçarit u gjetën në vazot e bimëve. Gjykata dëgjoi se ai jetonte aty në atë periudhë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai tha se kishte hyrë në Britani shtatë muaj më parë me shpresën për të gjetur punë.

Avokatja mbrojtëse, Celine Kart, deklaroi se Voci ka një grua dhe dy fëmijë në Shqipëri. Ai kishte hyrë në borxhe dhe për këtë arsye kishte ardhur në Britani, duke kaluar Kanalin me një gomone të vogël.

Ajo shtoi se ai kishte punuar në punë të rastësishme dhe si punëtor krahu, para se t’i ofrohej puna në plantacionin e kanabisit në Lids.

Sipas saj, ai e dinte që ishte e paligjshme, por prapëseprapë e pranoi punën.

“Ai thjesht dëshiron të vuajë dënimin dhe të kthehet te gruaja dhe fëmijët e tij. Është thellësisht i turpëruar dhe pendohet për situatën ku ndodhet,” tha ajo.

Gjykatësi Kama Melly e dënoi me 18 muaj burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco