Aksidenti në Tiranë ku u përplas Luan Pirdeni
Luan Pirdeni, profesor i njohur i shkencave juridike, njëkohësisht babai i ministres së shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni humbi jetën sot në spital, pak orë pasi u përfshi në një aksident rrugor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së sotme në në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë kur 87-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur e ka përplasur me motomjet një 31 vjeçar
Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç.
Lajmi tragjik për familjen Pirdeni vjen pak ditë pasi ministrja Pirdeni u bë nënë për herë të parë. Më 9 maj ajo solli në jetë një djalë.
Njoftimi
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net