Panik në Shkodër/ Makina merr flakë në parkingun e pallatit, banorët dalin nga shtëpitë

13:27, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte në parkingun e një pallati në rrugën “Dragushej” në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa re të mëdha tymi mbuluan të gjithë zonën. Për shkak të situatës së krijuar, disa banorë u detyruan të dalin nga banesat e tyre nga frika e përhapjes së zjarrit në pallat.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll, duke shmangur përhapjen e zjarrit në automjete të tjera apo në godinë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në një automjet të parkuar. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco