Korçë/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se humbi jetën pasi u...

11:27, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 84-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 4 të Korçë. Sipas informacioneve paraprake, gruaja prej tre ditësh nuk kishte kontaktuar me familjarët, ndërsa fqinjët, të shqetësuar pasi nuk e kishin parë, kanë njoftuar policinë.

Në banesë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën, ku më pas është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake është vërejtur një hematomë në kokën e viktimës, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco