Lulzim Berisha dhe Durim Bami transferohen në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Lulzim Berisha dhe Durim Bami transferohen në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

19:12, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lulzim Berisha dhe Durim Bami janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, informon gazetari i Syrit, Elton Qyno.

Ndërsa Durim Bami ndodhej në burgun e Fushë Krujës, Lulzim Berisha në burgun e Durrësit. 

Dy emrat e njohur të botës së krimit janë transferuar sërish pas dyshimeve se në burgjet ku mbaheshin të izoluar mund të mbanin telefona mëson Syri.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Bami është nën masën e sigurisë “Arrest në burg” me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas SPAK, ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në planet për vrasjen e Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi.

Po ashtu, sipas SPAK, Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në zonën e Niklës dhe Bubqit, me ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe personave të tjerë.

Ndërsa Lulzim Berisha ndodhet në "Arrest në burg" për vrasjen e Klodian Saliut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco