Vrasja e Rexhep Ismailit, ‘arrest në burg’ për Voglin, ‘arrest në shtëpi’ për Rucin

Vrasja e Rexhep Ismailit, ‘arrest në burg’ për Voglin, ‘arrest në shtëpi’ për Rucin

18:08, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë zhvilluar mesditën e sotme, njëra pas tjetrës. seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci.

Ishte pikërisht konflikti i pronësisë së këtyre dy personave, për një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë, ai që degjeneroi më pas në sherr me sende të forta e deri në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës.

I pari që doli para togave të zeza ishte 50-vjeçari  Tori Ruci. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘moskallzim i krimit’.

Gjatë seancës për verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës, Gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi ‘, duke detyruar të dyshuarin të mos largohet nga banesa e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ruci rezulton i dënuar edhe më parë për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

Më pas prokurorja e çështjes Armida Kaçi dhe gjyqtari Mikel Hysometaj u zhvendosëm në spitalin ‘Petro Nako’ të Sarandës, ku mbahet i shtruar nën masa sigurie, 31-vjeçari Kostandin Vogli, i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Prokurorja kishte ngritur ndaj tij tre akuza, konkretisht ‘moskallzim i krimit’, ‘shkatërrim  i pronës’ kryer në bashkëpunim dhe ‘kanosja’ e kryer në bashkëpunim. Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurores Kaçi për caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ ndaj 31-vjeçarit.

Megjithëse masa u caktua për akuzat e ngritura nga Prokuroria, Gjykata ndau një qëndrim të kundërt me Prokurorin sa i përket çështjes veshjes së faktit juridik. Për Gjykatën cilësimi i duhur ligjor deri në këto momente, mbi bazën e akteve të paraqitura, duhet të ishte ‘vrasja me dashje’ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ‘moskallëzim i krimit’ dhe ‘shkatërrimi  i pronës’ kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco