Veliaj në Gjykatë administrative kundër Prokurorit Ols Dados, zbardhet debati! Gjyqi shtyhet për datë tjetër

Veliaj në Gjykatë administrative kundër Prokurorit Ols Dados, zbardhet debati! Gjyqi shtyhet për datë tjetër

15:16, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjyqi ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado do të zhvillohet në një datë tjetër. Gjykata është shprehur se, duke qenë se KLP në këtë seancë si palë e paditur solli prapësimet e reja pala paditëse kërkoi kohë të njihet me provat.

Gazetari Fatjon Gjinaj zbardhi pjesë nga debati në seancën gjyqësore  në Gjykatën Administrative.

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se përfaqësuesja e KLP nuk ka tagër për të bërë parashtrimet. Ndërsa përfaqësuesja e KLP ka theksuar se kryetari ka tagër për të caktuar pjesën tjetër të administratës.

Seanca u shty për 19 qershor.

Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror. Aktualisht Dado është prokurori i SPAK dhe ka kopsitur dosjen e kryebashkiakut të Tiranës i cili aktualisht ndodhet në proces gjyqësor. 

Pjese nga debati në seancë

Veliaj - Avokatit te Ols Dados: Se di ti që Olsi mu ka qepur për inceneratorin, teatrin etj. Si gjetem gjë me punën e tij hajt ti hymë robve të shpisë

Ndreca: Përfaqësuesja e KLP e tha vetë që duhet të vijë vetë nënkryetari këtu.

Gjykata: Çfarë kërkon me legjitimimin?

Ndreca:  Nëse nuk ka vendim të Këshillit ne do të shikojmë se si do ti drejtohemi gjykatës.

Avokati i Ols Dado:Çfarë objekti keni në padinë tuaj?

Ndreca: Momenti është i ezauruar. Vlerësoj se nuk është vendi për këtë pyetje.

Avokati i Ols Dados: I qëndroni apo jo padisë?

Ndreca: Prandaj jemi në këtë sallë gjyqi.

Avokati i Ols Dados: Pra nuk vendim nga KLP?

Plarent Ndreca: Në shkresën që na është drejtuar thuhet se KLP vlerëson, KLP konstaton. Pra thotë institucuoni, jo kryetari. Nuk mund te flasë institucioni në emër të një Këshilli që nuk është mbledhur kurrë. Duket qartë që keni harmoni me zonjën në mbrojtje. (I referohet përfaqësues së KLP-së).

Veliaj: Ekuivalentja e kësaj, është si të marr unë tagrat e Këshillit Bashkiak. Se po vë që ka anëtarë të Këshillit këtu. Një njeri nuk flet dot ne shumës. Kur thuhet KLP vendosi, do të thote që KLP u mblodh dhe konstatoi. Zonja të vetmen të vërtetë që tha sot është që këtu duhet të ishte nënkryetari. Se Olsi më është qepur për Inceneratorët dhe për gjëra të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco