Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, teksa kjo e fundit ka zbardhur 12 raste vjedhjeje nga ana e të riut në Tiranë.
Në prangat e Policisë ka rënë, shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes nëpër kioska, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.
‘Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sakaq vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Kioskat”. Zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte.
Identifikohet dhe kapet autori i rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.
Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net