VIDEO/ Dëmtohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë, konstatohet sërish disnivel të rrugës

09:44, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka pësuar sërish dëmtime, duke vijuar të shkaktojë pasiguri për qarkullimin e automjeteve. Kësaj radhë janë konstatuar disnivel të rrugës në lotin 2,  pranë zonës së quajtur Kthesa e Trebinjës.

Këto shqetësime kanë dalë në pah vetëm pak kohë pasi një segment tjetër, disa metra me larg, u dëmtua si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ku per gati 2 javë qarkullimi i bllokua. Edhe ajo pjesë nuk është rikthyer ende plotësisht në gjendje normale dhe qarkullimi vazhdon të kryhet vetëm në një korsi.

Kompania kontraktore ka filluar ndërhyrjet për riparimin e segmentit të dëmtuar. Ky aks rrugor, me një kosto rreth 260 milionë euro, u hap për qarkullim në shtator të vitit të kaluar, por ak muaj pas inaugurimit nga Rama dhe Balluku, rruga pësoi shembje dhe dëmtime të vazhdueshme. Ky aks ka qene subjekt i investigimit të emisionit Plug në syri televizion.

Nga investigimi i Plug, referuar dokumenteve zyrtare, rritje më të madhe të kostove rruga e pati në Lotin 3, që ishte vetëm 9.6 km, ndërsa nga pikëpamja inxhinierike në këtë lot nuk kishte vepra të mëdha si tunele apo ura, pasi ato i përkisnin lotit 2.

Madje, investigimi nxori në pah, se ndryshimet në projekt në këtë lot, prekën edhe fondet që ishin parashikuar për skarpatat, ku sipas një auditimi të KLSH fondet për skarpatat u ulën, ndërsa paratë shkuan për punimet nga 33 milionë euro, u rritën me një vlerë prej 75 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco