Pas përfundimit të seancës së radhës, ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundërshton akuzat e SPAK për dosjen Gërdeci, ai deklaroi se prokuroria ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin por kjo sipas tij nuk është detyrë ligjore e ministrit. Ndërsa avokati i tij Ardian Visha vuri theksin te dy momente që sipas tij organi i akuzës ka gabuar.
© SYRI.net