Gjirokastër/ Pastronte paratë e ardhura nga Anglia, prokuroria e çon në gjyq dhe i sekuestron apartamentet

Gjirokastër/ Pastronte paratë e ardhura nga Anglia, prokuroria e çon në gjyq dhe i sekuestron apartamentet

15:50, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake për procedimin penal nr.13, të vitit 2022, rezultoi se ky shtetas ka siguruar pasuri të paluajtshme nga të ardhurat nga veprimtaria e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në qytetin e Sarandës, si dhe blerjes së automjetit “Mercedes Benz” me të cilin ushtron aktivitetin e shërbimit “transport udhëtarësh”, ky shtetas rezultoi se ka kryer veprime financiare me qëllim shmangien nga raportimi sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, arsye për të cilën po procedohet penalisht.

Në funksion të hetimit, me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua “Sekuestro preventive” mbi pasuritë që i përkasin shtetasit A.B. si më poshtë:

a.         Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 66.8m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë;

b.         Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 160.7m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë; dhe

c.         Autoveturë “Mercedes Benz”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grup-veprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco